PËR NE

Aurora Electric është kompani e themeluar në Prishtinë në vitin 1989, e cila operon me shitjen e materialeve elektrike.

Duke pasur si qëllim kryesor ofrimin e llojshmërisë dhe cilësisë në produktet e saj, Aurora Electric ka arritur që të bëhet distributor zyrtar i shumë brendeve prestigjoze ndërkombëtare. Pas vitesh përvoje në treg, qoftë me furnizimin e rishitësve apo me realizmin e projekteve të mëdha, Aurora ka krijuar traditë në përmbushjen e çdo kërkese të klientëve të saj.